Profesoresha e Fakultetit Juridik të Universitetit të Stambollit Rahime Erbaş mbajti një ligjëratë online për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, me temë: “Restorative Justice for Penal Matters in Turkey“
Profesoresha Erbaş për studentët e Fakultetit Juridik temën e prezentuar e kishte përzgjedhur në lidhje me rregullativën ligjore dhe reformat që kanë favorizuar zbatimin e drejtësisë restoaruese në të drejtën penale turke. Profesoresha turke krahasoi përparësitë e zgjidhjes së konflikteve përmes këtij mekanizmi në raport me procedurën penale klasike. Ajo ndër të tjerash theksoi se drejtësia restauruese në të drejtën penale (procedurale) turke është treguar i dobishëm për shkak se është provuar se ajo ka ndikuar për të parandaluar krimin dhe konfliktin. Ajo u fokusua kryesisht në çështjen se pajtimi i palëve procedurale viktimë-autor i sjell së bashku palët që janë ndikuar direkt nga krimi në prezencën e një facilituesi që inkurajon dialogun midis tyre. Ligjëratën e bëri edhe më interesante, kyqja në debat e profesorit Sadmir Karović nga Universiteti i Travnikut, i cili diskutoi për temën e ligjëruar nga profesoresha turke nga retrospektiva aktuale e së drejtës penale në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në fund të ligjëratës profesorët e tri universiteteve: Islam Qerimi, Rahime Erbaş dhe Sadmir Karović u dakorduan që në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin e tillë përmes memorandumeve të bashkëpunimit e cila u mirëpritë veçanërisht nga studentët e Fakultetit mikëpritës të kësaj ligjërate online.