Profesoresha e Universitetit të Varshavës, Marta Witkowska, ka dhuruar një kontribut të çmuar për bibliotekën e Fakultetit Juridik.
Profesoresha e Universitetit të Varshavës, Marta Witkowska, e njohur për ekspertizën e saj në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ka dhuruar një kontribut të çmuar për bibliotekën e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ajo ka dhuruar tre ekzemplarë të revistës shkencore “Przegląd Europejski – European Solidarity. Everything but arms”, që botohet në Fakultetin e saj, si dhe një tekst universitar të cilin e ka me bashkëautorë.
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. asoc. dr. Islam Qerimi, ka shprehur mirënjohjen e tij për profesoreshën Witkowska për këtë dhurim të vlefshëm. Ky akt i bashkëpunimit do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet dy institucioneve dhe do të pasurojë burimet e studimit për studentët dhe kërkuesit në fushën e jurisprudencës dhe shkencave politike.