Fulbright1

Profesori Bahtir Hyseni, pjesë e punëtorisë për hapjen e programit Fulbright për zhvillim të Fakulteteve

Profesori Bahtir Hyseni, aktualisht profesor në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në UIBM, ishte në mesin e stafit të arsimit të lartë universitar nga Kosova që përfunduan punëtorinë e hapjes së programit Fulbright për zhvillim të fakulteteve. Punëtoria u organizuar në New York dhe në muajt e ardhshëm stafi akademik do të mësojnë qasjet më të mira praktike dhe teorike në zhvillimin e kurrikulës në universitetet nikoqire në SHBA.

Gjatë këtij programi stafi akademik do të hulumtoj dhe zhvilloj plane mësimore, syllabuse dhe strategji specifike të mësimdhënies që do implementohen në Kosovë.

Programi në fjalë është një program i përbashkët i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Qeverisë së Kosovës dhe vazhdon të jetë i hapur edhe për pjesëmarrës tjerë nga stafi akademik të interesuar për shkëmbime akademike deri më datën 17.10.2022.

Për më shumë info: https://xk.usembassy.gov/fulbright-faculty-development-program/?fbclid=IwAR2YhxdpOyFHU3_bCrYvIwLsaVM4XEBxxqKRh6CbyLrwxZQzCJC-NSyz3Gk