1

Profesori, Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, fitoi çmimin “Ambasador i Paqes”

Profesori i Fakultetit të Edukimit në UIBM fitoi çmimin “Ambasador i Paqës” gjatë Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Kapitali social dhe sfera publike në shoqërinë bashkëkohore”, e mbajtur më 10 dhe 11 nëntor 2023 në Vlorë. Ky çmim u nda nga Federata Universale e Paqes, një organizatë që operon në 120 vende të botës. Tema e prezantimit të profesor Gollopenit ishte “Edukimi dhe Paqja”. Konferenca ka përfshirë 245 autorë dhe kooautorë nga 22 vende të ndryshme të botës.