Profesori i Fakultetit Juridik të UIBM-it, Përparim Gruda mbajti ligjëratë në Graz International Law Discussion Series (GILDS)
Profesori i Fakultetit Juridik të UIBM-it, Përparim Gruda mbajti ligjëratë në Graz International Law Discussion Series (GILDS) – Institutin për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Grazit (Seria e diskutimeve)
Më 29.03.2023 në Institutin për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare (GILDS) të Fakultetit Juridik të Universitetit të Grazit, mbajti ligjëratë prof. ass. dr Përparim Gruda në aktivitetin e radhës si pjesë e serisë së diskutimeve. Tema e ligjëratës ishte: “Zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës: Marrëveshja e Brukselit nga perspektiva kosovare”