Juridikuu

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit “JOHANNES KEPLER” të Linzit (Austri), Assoc. Prof. Dr. Stefan Schumann, mbajti ligjëratë online për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së

Studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, paten rastin të përcjellin ligjëratën online e organizuar nga menaxhmenti i Fakultetit Juridik i Universitetit ’Isa Boletini’’ në Mitrovicë, me Assoc. Prof. Dr. Stefan Schumann nga Departmenti për të Drejtën Penale të Korporatave dhe Institutin e të Drejtës Penale në Universitetin JOHANNES KEPLER (Department for Corporate Criminal Law and Criminal Justice Institute for Criminal Law JOHANNES KEPLER UNIVERSITY LINZ, (Attorney (Rechtsanwalt), Munich), me temë: “Luftimi i krimit të jakës së bardhë – çfarë funksionon? Vështrime mbi përgjegjësinë penale të korporatës, konfiskimin dhe disa sfida procedurale”!

 

Profesori Schumann, ekspert i së drejtës penale, drejtës evropiane, drejtës krahasuese (E drejta penale e korporatave, e drejta e procedurës penale, e drejta penale tregtare, e drejta penale mjekësore, asistenca juridike dhe e drejta penale evropiane), në këtë ligjëratë u fokusa në domenin e veprave penale të ashtuquajtura “krimi i jakës së bardhë”, të cilat kryhen nga korporatat si dhe ndaj tyre.  Studentët u njoftuan në vazhdim edhe për:

  • veprat kryesore penale kundër ekonomisë dhe të korrupsionit, që gjenden në Kodin Penal të Austrisë (KPA) si dhe në ligjet tjera penale austriake;
  • transferimin e veprave penale të raportimit financiar në KPA (2016);
  • sanksionet administrative;
  • krimet financiare në kodin penal financiar;
  • përgjegjësinë penale të korporatës;
  • zbatimin e legjislacionit përkatës,
  • Prokurorinë Publike e specializuar për veprat penale kundër ekonomisë dhe të korrupsionit e themelurar ne vitin 2006;
  • në përgjithësi mbi tendencën drejt dekriminalizimit e shoqëruar nga një gamë e gjerë zbutjet, per shkak te pendimit aktiv si dhe permes procedurës së diversionit;
  • modelin austriak të përgjegjësisë penale të korporatës;
  • dallimin ndërmjet veprës penale individuale dhe përgjegjësisë penale të korporatës,
  • shkeljen e detyrimeve të korporatës ose detyrimet në favor të korporatës;
  • përgjegjësinë penale (dashje –pakujdesi);
  • llojet e krimit, në fokus procedurat penale korporative, etj.

Interesim për këtë temë treguan edhe studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, të cilët zhvilluan një debat profesional me profesorët Schumann dhe Qerimi për çështjet të cilat ata kishin nevojë të informohen me të dhëna konkrete nga infrastuktura e legjislacioneve austriake dhe kosovare.

Në fund të kësaj ligjërate, dekani Qerimi e falenderoi kolegialisht profesorin Schumann për gatishmërinë e tij të shprehur, për të zhvilluar këtë ligjëratë shumë aktuale për të dy shtetet evropiane (Austri dhe Kosovë), enkas për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së. Profesori austriak, Schumann me kënaqësi pranoi edhe ftesën e dekanit Qerimi, që në të ardhmen e afërt (në vitin 2023) të thellojnë format e bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet dy Fakulteteve si motra të Universiteteve: “Isa Boletini’’ në Mitrovicë (Kosovë) dhe “Johannes Kepler” të Linzit (Austri).