Profesori Përparim Gruda do të qëndroj në Universitetin e Washington si Fulbright Visiting Scholar
Me kënaqësi njoftojmë se Profesori Përparim Gruda, nga Fakulteti Juridik, ka fituar bursën prestigjioze Fulbright Visiting Scholar. Ai do të qëndrojë për tre muaj në Universitetin e Washingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë kërkime dhe do të kontribuojë në shkëmbimin akademik ndërkombëtar.
Bursa Fulbright është një ndër programet më të njohura në botë për shkëmbim akademik dhe ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet ndërkulturore, të rrisë mirëkuptimin global dhe të promovojë bashkëpunimin mes akademikëve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme.
Profesori Gruda do të angazhohet në kërkime që lidhen me fushën e të drejtës kushtetuese, duke sjellë përvoja dhe njohuri të reja që do të përfitojnë edhe fakulteti dhe studentët tanë pas kthimit të tij.
Ne i urojmë Profesorit Gruda suksese të mëtejshme gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara dhe presim me padurim rikthimin e tij me përvoja të reja që do të pasurojnë komunitetin tonë akademik”.