DJI 002311

Programi i Granteve për Mbështetjen e Universitetit 2024/25

Kosovo United States Alumni (KUSA) ka hapur thirrjen për Programin e Granteve për Mbështetjen e universiteteve, program ky i Ambasadës së SHBA-së. KUSA do të ofrojë një sërë grantesh të vogla, me një çmim maksimal prej $50,000.00, për të lehtësuar përpjekjet e institucioneve të arsimit të lartë në adresimin e sfidave të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik përmes kërkimit, zhvillimit dhe shërbimeve të tjera.

Ky program ofron një shans të jashtëzakonshëm për institucionet e arsimit të lartë që të luajnë një rol aktiv në avancimin e zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës përmes përfshirjes në projekte që nxisin transformimin pozitiv. Inkurajohen aplikantët e mundshëm që të shqyrtojnë tërësisht udhëzimet gjithëpërfshirëse të dhëna më poshtë, duke siguruar që propozimet e projektit të jenë të cilësisë së lartë dhe të përputhen drejtpërdrejtë me objektivat e programit

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit:

5 dhjetor 2024
Programi i Granteve Universitare do t’i kushtohet projekteve që fokusohen në objektivat e mëposhtme:

Objektivi 1
: Mbështetja e nismave të institucioneve të arsimit të lartë (IAL) për të harmonizuar kurrikulat e tyre të mësimdhënies me nevojat aktuale të tregut të punës. Ky objektiv synon të sigurojë që studentët të pajisen me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në ekonominë moderne dhe për të gjetur punësim në Kosovë.

Objektivi 2: Mbështetja e aktiviteteve të lidhura me ngritjen ose funksionalizimin e qendrave të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) të IAL-ve akademike. Ky objektiv synon t’u sigurojë IAL-ve burimet dhe mbështetjen e nevojshme për krijimin ose përmirësimin e qendrave K&Zh. Si rezultat, IAL-ve u mundësohet të kryejnë dhe avancojnë kërkimin dhe të trajnojnë gjeneratën e ardhshme të ekspertëve nëpër fusha të ndryshme.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme përkatëse:
Institucionet e arsimit të lartë dhe/ose OJQ-të, veprimtaritë e të cilave janë të fokusuara në arsimin e lartë kanë të drejtë të aplikojnë
Institucioni duhet të caktojë një koordinator të projektit i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e projektit.
Përshtatshmëria është e kufizuar në IAL-të dhe OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës

Dokumentet për aplikim janë të bashkangjitura në këtë email.
Për më shumë vizitoni