FTU

Projekt për identifikimin e nanogrimcave metalike në mjedis dhe ushqim në zonën e Mitrovicës

Projekti me titull: Investigating the impact of metal nanoparticles from Trepça smelter emissions on soil, water and crops in the Mitrovica region: Risk assessment and potential for transfer through the food chain, nën udhëheqjen e prof.asoc.dr. Mirsade Osmani nga Fakulteti i Tekonolgjisë Ushqimore është shpallur fitues nga “NanoKos”,  cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian. Partner të këtij projekti janë Universiteti i Romës Tro Vergata në Itali dhe Universiteti i Prishtinës.

Ky projekt synon të identifikojë praninë dhe sasinë e nanogrimcave metalike dhe të gjurmojë transferimin e tyre nga uji në tokë dhe më pas në bimët ushqyes në disa lokalitete të Mitrovicës. Do të analizohen të paktën dhjetë zona bujqësore në distanca të ndryshme nga fabrika e baterive Trepça, si dhe mostra uji nga lumenjtë Sitnica dhe Ibër. Rezultatet e fituara nga ky projekt do të ndihmojnë në vlerësimin e rreziqeve nanotoksikologjike, ndikimin në ekosistem dhe zhvillimin e strategjive për reduktimin e ndotjes.