Gizi

Projekt për punë praktike me pagesë për ata që kanë diplomuar në programet teknike

Studentët që kanë diplomuar në programet teknike të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB),  por edhe të universiteteve tjera publike në Kosovë, do të mund të angazhohen për 6 muaj në punë praktike me pagesë. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, GIZ-it dhe tri universiteteve publike, ndërmjet tyre edhe UMIB-i.

Për këtë qëllim të premten në selinë e GIZ-it në Prishtinë, u nënshkruan edhe nga një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet drejtuesve të këtyre organizatave dhe tre universiteteve publike, ku përveç UMIB-it bëjnë pjesë edhe Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.  Drejtuesit e Agjencisë së Punësimit dhe ata të GIZ-it e kanë vlerësuar si një projekt që do t’i ofroj ata që kanë diplomuar me tregun e punës.

Ndërsa rektori i UMIB-it, Alush Musaj, tha se mbështetja për të diplomuarit në fakultetet teknike, është një lajm i mirë, jo vetëm për ata që do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga ky projekt, por gjithsesi edhe  për vetë Universitetin e Mitrovicës dhe biznesin. “Përvoja që do të përfitojnë ata që do të angazhohen në kuadër të këtij projekti, padyshim se do t’i ofroj me tregun e punës. Tek e fundit ky është qëllimi final dhe më i rëndësishëm i vetë projektit”.

Sipas tij, industria e rëndë që ka funksionuar dikur, jo vetëm në Mitrovicë, është mbajtur dhe udhëhequr nga kuadro që kanë dalur nga këto fakultete. “Rrethanat tashmë kanë ndryshuar, por ajo që ka mbetur e njëjtë është nevoja për kuadro të kësaj natyre.  Ringjallja e kësaj industrie nuk mund të paramendohet pa këto kuadro”, tha ai.

Rektori Musaj, tha se puna praktike padyshim se është një mundësi tepër e mirë për të diplomuarit dhe për këtë falënderoi Agjencinë e  Punësimit të Republikës së Kosovës dhe GIZ-it. “Gjithashtu dua të shfrytëzoj rastin që të falënderoj drejtuesit e GIZ-it edhe për mbështetje sa i përket organizimit të Panairit të Parë për Punë dhe Karrierë në Universitetin tonë, që ishte një aktivitetet tepër atraktiv dhe me rëndësi për studentët dhe biznesin e rajonit të Mitrovicës”.

Ndryshe në bazë të projektit, parashihet që studentët që kanë diplomuar në programet teknike të paraqiten në Zyret e Punësimit, ku do të njoftohen me të gjitha detajet.

Te drejte ne aplikim  kane te gjithë te diplomuarit ne këto fakultete ( kjo vlen edhe për ata te diplomuar qe banimi i tyre është ne Regjione tjera, qe kane  diplomuar ne  fakultetet teknike te sipërpërmendura.

 Thirrja është e hapur nga sot me 17 janar 2020 deri më 07 shkurt 2020.

Thirrja për aplikim