FE

Projekt për realizimin  e punës praktike në Fakultetin e Edukimit

Në kuadër të projektit “Shpresë”, të realizuar nga Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), në Fakultetin e Edukimit është krijuar klasa parashkollore me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të edukatorëve të ardhshëm në edukimin parashkollor rreth qasjeve bashkëkohore në APF. Si rrjedhojë një klasë është pajisur me inventarë dhe pako të lodrave nga druri, që do të shërbej për realizimin e aktiviteteve dhe punës praktike të studentëve tanë.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, prof.ass.dr. Besim Gollopeni, ka falënderuar ekipin e projektit “Shpresë”për mbështetjen dhe ju ka ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në projektet  tjera në interes të studentëve, stafit dhe komunitetit në përgjithësi.