Projekti Erasmus+ “Zhvillimi i Kapaciteteve të Lidershipit në Arsimin e Lartë në Shqipëri dhe në Kosovë” ka filluar implementimin.
Prej Dhjetorit 2024 ka filluar implementimi edhe i projektit tjetër të Erasmus+, Zhvillimi i Kapaciteteve të Lidershipit në Arsimin e Lartë në Shqipëri dhe në Kosovë, koordinatore e të cilit për UIBM është prof.asoc.dr. Merita Shala.
Qëllimi i projektit është të forcojë qeverisjen, planifikimin strategjik dhe menaxhimin në Univeristetet Shqiptare dhe Universitetet e Kosovës, për të mbështetur reformën dhe modernizimin e vazhdueshëm të sektorëve të tyre nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe aftësive drejtuese dhe menaxhuese.
Projekti ka gjashtë objektiva:
- Shqyrtimin e praktikve më të mira në universitetet partnere të BE-së për hartimin dhe ofrimin e programeve të zhvillimit të lidershipit për të rritur kapacitetin drejtues dhe menaxhues të Universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës
- Krijimi i një program për zhvillimin e lidershipit të fokusuar në qeverisjen, planifikimin strategjik dhe menaxhimin, i cili është i përshtatshëm për realizimin në Universitetet e Shqipërisë dhe Kosovës
- Trajnimi i stafit të Universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës në zbatimin e programit të zhvillimit të lidershipit
- Krijimi i një infrastrukture për të mbështetur qendrën e re kombëtare të zhvillimit të lidershipit dhe programin e saj shoqërues
- Programi pilot për zhvillimin e lidershipit të ri me Universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës
- Shpërndarja e programit të zhvillimit të lidershipit dhe gjetjet, pas zbatimit të tyre, për arsimin e lartë nëpër Universitetet e Shqipërisë dhe Kosovës, BE dhe ndërkombëtarisht.
Si rezultat i përmbushjes së qëllimit dhe objektivave të projektit, universitetet partnere të Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë krijuar një program të ri për zhvillimin e lidershipit për stafin e tyre. Programi do të fokusohet në zhvillimin e cilësive dhe aftësive në kuadrin e kompetencave të miratuara për drejtuesit e arsimit të lartë. Gjatë jetëgjatësisë së projektit, institucionet partnere të Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë krijuar dhe pilotuar programin e udhëheqjes, me drejtues që e kanë përfunduar atë.