Përmirësimi i kulturës së kërkimit në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë rritjen e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës duke mbështetur rritjen e politikave dhe praktikave ekzistuese si dhe krijimin dhe instalimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese të projektit në Kosovë, e cila arrihet përmes objektivat e mëposhtëm:
Vlerësimi i gjendjes aktuale të kapaciteteve kërkimore në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë;
Stimulimit dhe mbështetja për hulumtime duke krijuar zyra / qendra universitare dhe planet e tyre strategjike për të mbështetur aktivitete të vazhdueshme kërkimore midis institucioneve të tyre;
Përmirësimi i strategjisë universitare për botimin e punës kërkimore shkencore përmes zhvillimit dhe aprovimit të standardeve të njohura ndërkombëtarisht për revistat shkencore, si dhe krijimi i revistave shkencore ndërinstitucionale në prioritetet kryesore
kërkimore në Kosovë;
Promovimi i punës kërkimore përmes konferencës vjetore të përbashkët kërkimore;
Përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të kërkimit duke zhvilluar etikën kërkimore dhe rregulloren e integritetit dhe krijimin e komiteteve të etikës kërkimore në institucionet e
arsimit të lartë;
Lehtësimi i çasjes rregullisht në botime shkenore dhe krijimi i një platforme / baze të dhënash me çasje të hapur për akumulimin e njohurive kërkimore;
Rritja e mundësive të botimit të punimeve shkencor përmes ndërtimit të kapaciteteve ndër studiues në përgatitjen e artikujve kërkimorë sipas kritereve ndërkombëtare dhe kërkesave për botimin e punës kërkimore;
Rektorët e universiteteve publike vizituan Ambasadën e Kosovës në Itali
Gjatë qëndrimit disa ditor në Itali, me rastin e vizitës studimore “Përmirësimi i Kulturës Hulumtuese…
Vizitë studimore në Universitetin Sapienza të Romës
Një delegacion i Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë (UIBM), i përbërë nga rektori, prof. dr.…
Furnizimi me kompjuterë i zyrës për kërkime shkencore
UIBM ka funksionalizuar zyrën për kërkime shkencore e cila ka qenë e paraparë me strukturën…
Punëtori dy ditore në kuadër të projektit ResearchCult, ERASMUS+
Me datë 30 shtator dhe 1 tetor 2021 zhvillohet punëtoria online mbi “Etikën e kërkimit…