Projekti SHPRESE, bashkë-organizoi një tryezë diskutimi me Fakultetin e Edukimit në Mitrovicë
Më datën 30 tetor 2021, projekti SHPRESE, bashkë-organizoi një tryezë diskutimi me Fakultetin e Edukimit në Mitrovicë nën temën: Rëndësia e krijimit të një ekosistemi stimulues për zhvillimin në fëmijëri të hershme (ZHFH), me fokus në temën e Mjedisit.
Bashkë me profesorë e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Fakultetit të Edukimit në Mitrovicë, Albana Sadiku dhe Leonora Çarkaj, dhe me profesorët nga fakultetet partnere (Gjakovë, Gjilan dhe Prizren), me praninë e ekspertes për fëmijërinë e hershme z. Erika Masina, u prezantuan dhe diskutuan konceptet që ndërlidhen me mjedisin dhe krijimin e një ekosistemi stimulues mbi zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Materialet, lojërat, hapësirat e jashtme dhe të brendshme, zhvillimi fizik, emocional, social dhe kognitiv ishin disa nga konceptet në fokus.