Projekti TAKE: Pajisje te reja për Qendrën Didaktike të Fakultetit të Edukimit
Përfaqësues nga Caritas Zviceran sot u pritën në Qendrën Didaktike të Fakultetit të Edukimit nga koordinatorja e projektit TAKE, Albana Sadiku, për pranimin e pajisjeve dhe materialeve didaktike për këtë qendër. Qëllimi i këtyre materialeve edhe pajisjeve ka të bëj me mësimin praktik dhe zhvillimin me teknika dhe materiale të ndryshme didaktike për nevoja të stafit akademik dhe të studentëve, ku në kuadër të tyre përfshihen: pajisje të ndryshme digjitale, manipulues për lëndët e matematikës, të artit, të burimeve gjuhësore, libra të ndryshëm, instrumente muzikore, pajisje për edukimin fizik dhe lojëra edukative e enigmatike.
Projekti TAKE i mbështetet nga Caritas Zviceran në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe Principata e Lihtenshtajnit.