Prokuroi i EULEX-it, Drew Engel, ligjëroi para studentëve të Juridikut
Prokurori i EULEX-it, Drew Engel, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik, ku ka folur për udhëzimet themelore që duhet pasur parasysh kur paraqiten argumentet përmbyllëse, formulën e duhur për të krijuar argumente të mira pëmbyllëse, mandej se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet përfshirë në argumentet përmbyllëse etj. gjatë ligjëratës që ka zgjuar interesim të studentëve pati edhe pyetje dhe komente të ndryshme.
Ndryshe ligjërata e sotme ishte një mundësi shumë e mirë për studentët që të mësojnë nga profesionist me përvojë dhe për të diskutuar për problemet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ligjërata ishte pjesë e Klinikës Juridike Penale, projekt i NCSC dhe Fakultetit Juridik që synon të sjellë çdo javë para studentëve profesionist me përvojë nga lëmi i drejtësisë.
Stafi menaxhues i Fakultetit, ka falënderuar prokurorin Engel për ligjëratën dhe për gatishmërinë e treguar për të qenë pjesë në diskutim me studentët.