Prokurori i Shtetit, Ersan Qavolli, mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik
Me ftesë të ass. ll.M. Xhemajl Veliqi, në kuadër të lëndës “Klinika juridike penale”, prokurori, Ersan Qavolli, mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik, me temë “Fillimi, pezullimi, dhe pushimi i hetimit deri në ngritjen e aktakuzës” bazuar në raste praktike. Ligjërata u ndoç me interes të theksuar nga studentët e vitit të tretë dhe të katërt dhe u zhvillua në mënyrë interaktive, duke kontribuar në aspektin praktik të krijimit të shkathtësive përkitazi me lëndën.
Prokurori i Shtetit, ndër të tjera, u referua kryesisht rasteve praktike të hetuara nga ai duke iu referuar edhe rasteve praktike nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ligjërata ka kontribuar dukshëm për të vënë në pah ngjashmëritë dhe dallimet midis aspektit teorik normativ dhe praktikës gjatë zbatimit të procedurës penale.
Dekani i Fakultetit Juridik. prof. asoc. Islam Qerimi, falënderoi Prokurorin e Shtetit, Ersan Qavollin për ligjëratën dhe studentët për nivelin e angazhimit në avancimin e shkathtësive juridike penale.