Bexhi

Prorektori Shala, mori pjesë në diskutimin për ndikimin buxhetor të arsimit falas në universitetet publike

Instituti GAP ka prezantuar të gjeturat e një analize mbi ndikimin e mundshëm të Udhëzimit Administrativ nr. 09/2021 për aplikimin e pagesave të studentëve në të hyrat e universiteteve publike në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, shuma e vlerësuar e të hyrave që janë ndikuar në universitetet publike është rreth 2.6 milionë euro.

Në kuadër të këtij takimi, ku ndër tjerë tw pranishëm ishin edhe zëvendësministri i MASHTI-it, Dukagjin Popovci, lideri i ekipit te Heras+, Aqim Emurli, ndërsa nga UIBM, prorektori Behxhet Shala, u diskutua rreth buxhetimit të universiteteve publike sot, si dhe nevojat e ndryshimit bazuar edhe në praktikat e mira. Zëvendësministri i MASHTI-it, Dukagjin Popovci vëri në pah iniciativën e hartimit të një Udhëzimi Administrativ, bazuar në ligjin ekzistues për arsimin e lartë të Kosovës (Nr. 04/L-037), për definimin e metodologjisë së financimit të universiteteve publike, respektivisht financim të bazuar në kontrata 5 vjeçare të përformancës me universitet publike.