Prorektori Shala mori pjesë në forumin e parë të Këshillit Kombëtar të Shkencës
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. dr. Behxhet Shala, mori pjesë në forumin e parë të Këshillit Kombëtar të Shkencës që u mbajt të enjten në Prishtinë. Në këtë forum, ku ishin të pranishëm edhe zv.ministrja e MASHTI-it, Edona Maloku Bërdyna, shefja e Zyrës së Agjencisë së Austrisë për Zhvillim, Sandra Horina, si dhe përfaqësues të Universiteteve dhe Instituteve të Kosovës, u diskutua për përmbajtjen dhe kushtet e zhvillimit të Programit Kombëtar të Shkencës.
Synimi i këtij forumi ishte që duke u bazuar në shkëmbimin e përvojave, duke përfshirë sukseset, sfidat dhe mësimet e nxjerra, t’i ofroj qeverisë udhëzime dhe rekomandime për zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës, dhe mbështetje për strategjitë kombëtare të zhvillimit.