Prorektorja Avdullahi merr pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Ekspertët për Reforma në Arsimin e Lartë
Grupi i Ekspertëve për Reforma në Arsimin e Lartë kanë mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën “Kërkimi shkencor dhe Inovacioni në Institucionet e Arsimit të Lartë”. Në këtë tryezë u diskutua për rëndësinë e kërkimit shkencor, legjislacionin aktual, sfidat e AL në fushën e kërkimit shkencor, si dhe për avancimin e kapaciteteve për kërkim shkencor. Në takim ishin prezent përfaqësuesi i zyrës së BE Z. Tragoudas, Zëvendës Ministri i MASHTI-t Z. Pupovci, Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë Znj. Jehona Lushaku, si dhe përfaqësues të IAL-ve në Kosovë.
Prorektorja Ajtene Avdullahi diskutoi rreth sfidave të IAL-ve në lidhje me kërkimin shkencor dhe inovacionin, në veçanti për sfidat e financimit dhe formave të stimulimit të stafit akademik përmes incentivave për kërkime shkencore në IAL-të publike, si dhe për mungesën së një linje buxhetore ose një fondi të veçantë për shkencë dhe inovacion.