Takimi

Prorektorja Merita Shala mori pjesë në punëtorinë për procesin e rishikimit të standardeve të akreditimit

Prorektorja për Mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë Prof. ass.dr. Merita Shala, në datat 15-16 nëntor, ka marrë pjesë në punëtorinë 2-ditore mbi Rishikimin e Standardeve të Akreditimit, të organizuar nga HERAS+ në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA). Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë

Ky organizim, i udhëhequr nga ekspertja ndërkombëtare, znj. Melita Kovaçeviq dhe mbështetur nga ekspertja vendore znj. Furtuna Mehmeti, synoi prezantimin e draftit të standardeve të rishikuara nga ekipi i ekspertëve (ndërkombëtar dhe kombëtar), diskutimin konstruktiv dhe sigurimin e komenteve për përmirësimin e mëtejshëm të dokumentit.

Hapat e mëtejmë të procesit po ashtu u prezantuan dhe u vlerësua qasja dhe kontributi i institucioneve të arsimit të lartë në përmirësimin e këtyre dokumenteve të cilat pritet të aprovohen nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.