Prorektorja

Prorektorja Merita Shala prezanton në Konferencën Fuqizimi i zhvillimit të fëmijëve në vitet e hershme përmes lojës: perspektivat dhe praktikat aktuale

Prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë, ka prezantuar në konferencën vjetore të organizuar nga Caritas Switzerland në  Kosovë, me temën Fuqizimi i zhvillimit të fëmijëve në vitet e hershme përmes lojës: perspektivat dhe praktikat aktuale.

Vendi i lojës në qëllimin e edukimit dhe arsimimit: Praktika aktuale në Kosovë,  ishte titulli i prezantimit, në të cilin Prorektorja Shala, e vuri theksin në rëndësinë dhe vendin që loja zë në praktikat e edukimit të hershëm në vendin tonë dhe në hapësirën që i është lënë lojës në qëllimin e edukimit të hershëm. Meqenëse në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në programin parashkollor, përgatiten edukatoret e ardhshme, cilësia e përgatitjens së edukatoreve dhe vendi që ze loja në përmbajtjet e  këtij programi, ishte gjithashtu pikë diskutimi me pjesëmarrësit.

Ekspertë, profesorë, studentë, edukatorë dhe profesionistë të fushës së zhvillimit dhe edukimit në fëmijëri të hershme, ndanë me pjesëmarrësit informata teorike dhe praktike, diskutime dhe rekomandime për të fuqizuar lojën në këtë segment të edukimit.