Optima

Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të studentëve dhe Zhvillim të cilësisë në UIBM, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga organizata OPTIMA

Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të studentëve dhe Zhvillim të cilësisë,  ka zhvilluar një takim me z. Qëndrim Lluka nga organizata OPTIMA, në lidhje me implementimin e projektit  “Zhvillimi i një Sistemi Gjithëpërfshirës të Performancës së Stafit Akademik për Sistemin Publik të Universitetit të Arsimit të Lartë në Kosovë”, të financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Prorektorja Shala, e falenderoi z. Lluka edhe në emër të Rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Dr. Alush Musaj. Në takim, Prorektorja shprehu  kënaqësinë që  projekti i implementuar nga organizata Optima, ka ardhur në momentin e duhur edhe ka ofruar një përmbajtje specifike dhe të nevojshme  për kohën në të cilën është prezantuar.  Aktivitetet e këtij projekti u bënë pjesë e sistemit të cilësisë, duke synuar një pikë të përbashkët dhe një harmonizim korrekt të aktiviteteve dhe veprimtarive të zhvilluara, të cilat kanë kontribuar shumë në fuqizimin dhe rritjen/zhvillimin e cilësisë në universitetin tonë.

Me këtë rast,  Prorektorja Shala, pranoi edhe një Certifikatë Mirënjohjeje për pjesëmarrjen në projekt dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.