Mashtii

Prorektorja Prof.ass.dr. Merita Shala, përfaqëson Fakultetin e Edukimit të UIBM në Komitetin Këshilldhënës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme-MASHTI

Më 16 shkurt me organizim të MASHTI, u mbajt takimi i parë i Komitetit Këshilldhënës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme,  i cili është një trup këshillëdhënës i MASHTI-t.

KKEFH është krijuar me vendim të Ministres Arbërie Nagavci për të ofruar një forum gjithëpërfshirës dhe multisektorial të Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme. Ky komitet përbëhet nga anëtarë të deleguar  nga Fakultetet e Edukimit të Universiteteve të ndryshme publike, nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në fushën e edukimit, mbrojtjes së fëmijëve, shëndetësisë dhe mirëqenies.  KKEFH kryesohet nga zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna.  Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe koordinimi i angazhimeve të institucioneve e organizatave kyçe që punojnë në këtë nivel edukimi.  Prorektorja Shala, prezantoi sukseset dhe sfidat në përgatitjen e edukatoreve parashkollore në UIBM, duke e vendosur theksin në mundësitë  qoftë infrastrukturore që ofron Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, si dhe në gatishmërinë dhe përgatitjen e stafit akademik. Prorektorja vlerësoi qasjen bashkëpunuese dhe zhvillimore që përshkoi këtë takim ditor nga të gjithë anëtarët e sidomos nga zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kryesuesja e KKEFH, Edona Maloku Bërdyna. Kontributi në vazhdim i këtij Komiteti këshillëdhënës do të jetë në harmoni me prioritetet e politikave të  MASHTI për këtë  segment të edukimit.