Konferenca

Prorektorja Shala po merr pjesë në punëtorinë e tretë për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit,  PSAK 2022-2026

Përfaqësuesit nga Konferenca e Rektorëve, prorektorja  Prof.ass.dr. Merita Shala nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë,  prorektorja Prof.asoc.dr. Mimoza Ibrani  nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe prorektori   Prof.asoc.dr. Haxhi Ferati  nga Universiteti “Fehmi Agani “ Gjakovë, po marrin pjesë në punëtorinë e tretë për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit,  PSAK 2022-2026.

Në këtë punëtori, fokusi është në përcaktimin e objektivave specifikë, të aktiviteteve dhe të treguesve”. Takimi po zhvillohet në Hotel Sirius dhe procesi po mbështetet  nga GIZ.