Publikimi i thirrjes për aplikime në programin Erasmus+ për vitin 2018
Zyra Erasmus+ në Kosovë ju njofton se thirrja e përgjithshme për aplikime në programin Erasmus+ është publikuar: shpalljen e thirrjes dhe udhëzuesin për aplikim në programin Erasmus+ për vitin 2018 mund ta gjeni në ueb faqen zyrtare të programit në linkun në vijim: Publikimi i thirrjes per aplikime ne programin Erasmus+ per vitin 2018
Afati i fundit per aplikime është në Shkurt të vitit 2018, kurse njoftimi për projektet e përzgjedhura do të bëhet në muajin Qershor/Korrik.
Kjo thirrje do të përzgjedhë projekte të reja për shkëmbime afatshkurtëra (International Credit Mobility), ku nga kjo komponentë do të përfitojnë shkëmbime rreth 35,000 studentë dhe stafi nga Evropa dhe vendet e sajë partnere, 45 Diploma në kuadër të programeve Master të përbashkëta Erasmus Mundus (Erasmus Mundus Joint Master Degrees) (rreth 2750 bursa të reja), 150 projekte të reja për ngritjen e kapaciteteve në AL (Capacity Building in HE), dhe rreth 230 projekte Jean Monnet.
Ne ju jemi shumë mirënjohës për të gjithë përpjekjet e juaja për të marrë pjesë në aktivitetet e programit Erasmus+ viteve të fundit, dhe poashtu si gjithmonë zyra Erasmus+ do ju ofrojë të gjitha informatat dhe resurset e nevojshme që të ju ndihmojë në procesin e aplikimit në kuadër të programit Erasmus+.
Bashkëlidhur mund të gjeni:
- 2 përmbledhje të buxhetit dhe kohës së aplikimit për (a) Arsimin e Lartë dhe (b) Rininë
- Një përmbledhje të elementeve të reja për këtë thirrje, dhe linkun për prioritetet regjionale në kuadër
të CBHE.
Versioni i 2-të i udhëzuesit për aplikim për partneritete për Shkëmbime Afatshkurtëra, i cili përfshinë edhe trajimin, do të publikohet në fund të muajit.
Ju lutem shpërndajeni thirrjen per aplikime tek personeli i institucioneve tuaja!
Për informatat tjera më të detajuara rreth programit mos hezitoni të na kontaktoni, si dhe për më shumë informata ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare të Agjencisë (EACEA) [email protected], në të cilën gjatë tërë kohës do të bëhen ndryshime dhe sqarime për aplikimet në cdo komponent të programit.
Shumë suksese në aplikime!
Stafi i Zyrës Erasmus+ në Kosovë