Punë hulumtuese në laborator shtëpiak
Asistenti në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore Arbër Hyseni, krahas punës me studentë që e bënë me shumë përkushtim dhe entuziazëm, punën shkencore dhe hulumtuese e vazhdon edhe në shtëpi në një laborator modest. Arbëri me mjete vetanake ka blerë pajisje laboaratorike, ka ndarë një hapësirë të cilën e ka shndërruar në laborator të teknologjisë ushqimore. Arbëri në këtë laborator karshi pajisjeve që disponon bënë punë hulumtuese-shkencore. Si për ironi, në këtë kohë pandemie kur mësimi është duke u mbajtur në distancë, asistenti Arbër Hyseni, laboratorin është duke u shfrytëzuar për demonstrimin e punës praktike studentëve.
Pajisjet me të cilat disponon ky mini laboarator janë:
Mikroskop trinokluar
pH metër
Refraktometër
Hemocytometër
Termometër për ushqim
Pajisje për paketim në vakum
Peshore 0.01g
Pipeta
Xhama mikroskopi dhe mbulues
Enë për marrjen e mostrave
Kultura startere për kos dhe djathë
Enzime për djathë
Arbëri tregon se materialet dhe pajisjet janë përdorur për demonstrimin e punës ptaktike në lëndën: “Teknologjia e përpunimi të qumështit”. Mirëpo disa nga këto pajisje i përdor edhe për ushtrime në lëndë të tjera. Me këtë rast numërimi i drejtpërdrejt i mikroorganizmave në qumësht kryhet në mikroskop duke përdorur “Hemocytometrin”. Qumështi është përpunuar në kushte shtëpiake, fillimisht duke ju nënshtruar procesit të pasterizimit me monitorimin e temperaturës përmes termometrit të ushqimit. Procesi i përftimit të kosit është kryer duke përdorur kulturat startere industriale. Studentët gjithashtu në shtëpitë e tyre kanë përftuar kos sipas proceseve teknologjike të përshtatura për kushte shtëpiake. Përveç kosit në ushtrimet e radhës planifikohet të përftohen edhe salcë kosi, gjalpë, dhallë dhe gjizë. Produktet e përftuara do të vlerësohen duke përdorur testet e vlerësimit organoleptik. Gjiza e përftuar do të paketohet në vakum, një gjë të tillë mundëson pajisja përkatëse dhe do të testohet jeta në raft e saj.