Punëtori për menaxhimin e zonave të kontaminuara
Studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, për pesë ditë me radhë (15 – 20 maj 2017), kanë mundësinë që të njihen me përvojat më të reja sa i përket menaxhimit të zonave të kontaminuara. Për këtë qëllim është organizuar një punëtori që financohet nga BMZ-ja gjermane dhe monitorohet nga GIZ-i gjerman.
Për implementinim e kësaj punëtorie është angazhuar kompania gjermane për Inxhinieri Mjedisore, Minerare dhe të Planifikimit Urban,“HPC AG”. Në kuadër të kësaj kompanie janë angazhuar trajnerët dr.Christoph Olk, Lucie Robin-Vigneron dhe Ali Ahmeti, drejtues i “HPC Group” për Ballkan.
Drejtuesit e FTU-së e kanë vlerësuar këtë punëtori si një rast shumë të mirë për studentët, të cilët kanë mundësi të njihen me qasjen që kanë shtetet moderne sa i përket menaxhimit zonave të kontaminuara.