Punëtori tre ditore për finalizimin e Raportit të Vetëvlerësimit në UIBM
Ka filluar të martën punëtoria tre-ditore për finalizimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Pjesë e kësaj punëtorie janë të gjitha hallkat e UIBM -së, duke filluar nga rektori, prorektorët, dekanët, administrata dhe studentët.
Gjatë tri ditëve do punohet në kapituj të ndarë veç e veç të RVV-së në mënyrë që të merr formën finale dhe të jetë i gatshëm për procesin e riakreditimit institucional që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Rektori, prof.dr. Alush Musaj, ka përgëzuar grupet që kanë punuar që disa muaj me radhë për këtë dokument të rëndësishëm për Universitetin.