PUNIMI ME I MIRË

Punimi nga prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi dhe studenti, Nderim Tahiri, fiton çmimin e parë në “International Conference on Innovations in Science & Technology 2023”

Prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi dhe studenti Nderim Tahiri nga Fakulteti i Gjeoshkencave kanë fituar  çmimin e parë në “International Conference on Innovations in Science & Technology 2023”,  mbajtur prej 14 deri më 16 qershor në Milano, Itali. Ky çmim është ndarë për punimin më të mirë të konferencës.

Punimi me titull: “Return of the Gases of the Melting Process Possibility of Improving the Performance Indicators of the Technological Process in the Cupola Furnace”, është vlerësuar më i miri. Punimi është pjesë e projektit: “Hulumtimi i ndikimit të gazit kthyes (co) përmes fryerësve në zonën  shkrirjes së skrapit në fonderinë E&E”. Hulumtimi është mbështetur nga MASHTI.