QA-SURE – Zhvillohet trajnimi me studentët
Në vazhdim të trajnimit në kuadër të projektit QA SURE nga Erasmus+ “Përmirësimi i Strategjive të Sigurimit të Cilësisë Universitare drejt Ekselencës”, u mbajt sesioni i radhës me studentët. Pjesëmarrja e tyre tregoi përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Standardet e ESG, roli i studentëve, praktikat e mira dhe prezantimi i përvojave të studentëve ishin në fokus të këtij sesioni.