QATEK – Pranimi i teksteve universitare që pasurojnë bibliotekën e Fakultetit të Edukimit
Në kuadër të aktiviteteve të projektit QATEK: Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo, më 16 shkurt 2022, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore Prof.dr. Behxhet Shala dhe Prodekania e Fakultetit të Edukimit Prof.ass.dr. Samire Bllaca Balaj, morën pjesë në pranimin e pakretws sw librave universitarw për pasurimin e bibliotekës sw Fakultetit tw Edukimit.
Ky aktivitet i projektit, ka synuar blerjen e teksteve moderne për modelimin e ofrimit të arsimimit cilësor të studentëve mësimdhënës të ardhshëm të Fakultetit të Edukimit. Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, si koordinator i projektit, ua ka dorëzuar tekstet e blera përfaqësuesve të Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës dhe partnerëve të tjerë. Tekstet e blera janë të gjitha në gjuhën angleze dhe të botuara në pesë vitet e fundit.
Në këtë eveniment ceremonial, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. dr. Naser Sahiti përgëzoi iniciativën e projektit QATEK duke diskutuar për rëndësinë e letërsisë në përmirësimin e cilësisë së arsimimit të mësimdhënësve të ardhshëm. Përfaqësuesit e partnerëve treguan mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë marrë nga projekti i QATEK-ut në përpjekjet për zhvillimin e profesionalizmit të mësimdhënësve të rinj.
Koordinatori i projektit ERASMUS + QATEK, Prof. assoc. dr. Blerim Saqipi e konsideron sigurimin e teksteve të reja si një kontribut që do t’u ndihmojë mësimdhënësve të modelojnë zbatimin e mësimdhënies me nxënësin në qendër, drejt edukimit fillestar të mësimdhënësve të orientuar drejt cilësisë në Kosovë.