QATEK – Zhvillimi i kapaciteteve të stafit akademik në kërkimin shkencor në përgatitje e mësimdhënësve
Në kuadër të projektit QATEK, në datat 17-18 janar u organizua sesioni i dytë i programit të ngritjes së kapaciteteve në modulin kërkimor në përgatitjen e mësimdhënësve me temën “Menaxhimi i të dhënave dhe analiza statistikore duke përdorur SPSS”. Objektivi kryesor i seminarit ishte t’u siguronte pjesëmarrësve njohuritë bazë të programit SPSS, si dhe aplikimin e teknikave të manipulimit dhe analizës së të dhënave për t’i përdorur ato në një kontekst pedagogjik.
Prof. Merita Shala, koordinatore e projektit QATEK për UIBM, theksoi se programi i zhvillimit profesional të stafit akademik të Fakultetit të Edukimit, për shfrytëzimin e analizave statistikore duke përdorur SPSS, rrit mundësitë që të përmirësohet drejtpërdrejt cilësia e përgatitjes së mësimdhënësve të rinj, dhe në të njëjtën kohë rrit përfshirjen e shfrytëzimit të evidencave nga punimet shkencore në përmbajtjet e programit që përgatit mësimdhënësit e rinj.
Punëtoria u drejtua nga profesorët e Universitetit të Lubjanës, partnerë në projektin QATEK.