Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi në UIBM u shndërrua në storie suksesi në gjithë Kosovën
Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), është shndërruar në një storie suksesi duke mbetur si e vetmja që ka mbijetuar dhe vazhduar të funksionoj në Kosovë. Kështu u vlerësua kjo qendër në aktivitetin për shënimin e “Ditës Botërore të Inovacionit”, që u mbajt në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe ku ishin të pranishëm edhe kryeministri, Albin Kurti si dhe ministrja, Rozeta Hajdari.
Drejtori i Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi në UIBM, Besart Hajrizi, shprehu kënaqësinë për vlerësimin sa i përket punës së kësaj qendre. Sipas tij, kjo është e vetmja qendër e këtillë që ka mbijetuar dhe ka vazhduar funksionimin në vend. “Në këtë qendër organizohen trajnime për studentë dhe të rinj, duke ofruar mundësi për ngritjen e tyre profesionale në lëmi të ndryshme”, tha ai.
Ndryshe, “Dita Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit” ka filluar të shënohet më 21 prill në shumë vende të botës, që nga viti 2001 ndërsa, është zyrtarizuar në vitin 2017, me qëllim të nderimit të aktiviteteve krijuese e inovative.