Quadi

QUADIC- Zhvillimi cilësor i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të projektit: Vizitë studimore në Nice, Université Côte d’Azur

Stafi i UIBM u angazhua në projektin QUADIC për një vizitë studimore në Nice, Francë. Gjatë kësaj vizite, stafi përfaqësues i UIBM, Fatbardha Hoxha dhe Albana Sadiku morën pjesë edhe në eventin e parë ndërkombëtar dixhital të titulluar “JAVA DIGJITALE” organizuar nga The Université Côte d’Azur nga data 27 qershor deri më 1 korrik në Nice të Francës. Së bashku me partnerët e tjerë të QUADIC, UIBM mori pjesë në diskutime dhe seminare për aftësitë e buta dixhitale, edukimin dixhital, mobilitetin virtual, turizmin dixhital, industritë krijuese dhe kulturore të organizuara nga sipërmarrës të njohur ndërkombëtarë, praktikues dhe akademikë.

Projekti QUADIC është i fokusuar në forcimin e kapaciteteve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve të IAL-ve nga Kosova dhe Shqipëria duke përdorur ekspertizën dhe praktikat më të mira nga katër partnerët e BE-së pjesëmarrës në projekt.