Përfaqësues të Fakultetit Ekonomik – Prilep të Universitetit “Saint Kliment Ohridski” vizituan UIBM
Në kuadër të objektivave të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë për rritjen e numrit të bashkepunimeve me institucione të arsimit të lartë, rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë, prof.ass.dr. Merita Shala si dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr.Qazim Tmava, kanë pritur në takim përfaqësues të Fakultetit Ekonomik – Prilep të Universitetit “Saint Kliment Ohridski” – Bitola të Maqedonisë së Veriut. Nga Fakulteti Ekonomik i Prilepit në takim të pranishëm ishin dekanja e Fakultetit Ekonomik, prof.dr.Dragica Odzaklieska si dhe prodekanja e Fakultetit Ekonomik të Prilepit, prof.dr.Tatjana Spaseska. Gjate takimit ishin të pranishëm edhe prof.ass.dr. Filloreta Kunoviku Demiri dhe prof. Milaim Mehmeti.
Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët siç janë shkëmbimi i stafit dhe studentëve ndërmjet dy institucioneve, bashkëpunimi për aplikim në programe të përbashkëta të studimeve, organizimi i konferencave shkencore të përbashkëta si dhe ndër shumë çështje tjera edhe themelimi i një reviste shkencore të përbashkët.