Shkoder

Rektori Musaj dhe prorektori Shala morën pjesë në shënimin e 65-vjetorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, i shoqëruar nga prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof.dr. Behxhet Shala, ka marrë pjesë në  shënimin  65-vjetorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Fillimisht delegacioni nga Mitrovica është pritur në takim nga rektorja e USHLG, prof.dr. Suzana Golemi.

Në takim u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve. Në këtë kontekst, u vlerësua e rëndësishme shkëmbimi i stafit akademik dhe studentēve.

Rektori Musaj e ka falënderuar rektoren Golemi për pritjen dhe gjithashtu e ka uruar për 65 – vjetorin e themelimit të USHLG. “Është vërtet kënaqësi qē jemi sot këtu bashkë për të festuar 65-vjetorin e Universitetit të Shkodrës, një vatre të dijes në gjithē hapësiren shqiptare”.

Pas manifestimit qëndror, ku ishin të pranishēm shumë mysafirë nga universitete të ndryshme nga rajoni dhe bota, shoqëruar nga drejtuesit e USHLG u zhvillua njē vizitë në vende të ndryshme të Shkodrës.

 

20221027 102805