Rektori Musaj, jua uron 5-vjetorin e themelimit të Universitetit “Isa Boletini”
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, uron studentët, mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës me rastin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit. Ai çmon përkushtimin dhe punën që është bërë gjatë këtyre viteve, duke bërë që Universiteti “Isa Boletini”, të rrugëtoj suksesshëm për edukimin e brezave të rinj.
Rektori Musaj, thekson se sfidat kanë qenë të mëdha, por edhe vullneti ka qenë i madh që Universiteti “Isa Boletini” të shndërrohet në një rrëfim të suksesshëm. “Kemi filluar me 800 studentë, në hapësira të improvizuara, ndërsa tani kemi më shumë se 4 mijë studentë dhe presim së shpejti të zhvendosemi në kampusin e ri universitar”.
Ai shpreh kënaqësinë që kampusi i ri universitar tashmë pothuajse është gati dhe shumë shpejt do të gjallëroj nga studentët që do t’i japin jetë. “Janë duke u bërë përgatitjet e fundit që të zhvendosemi në kampusin e ri, i cili do të ofroj kushte jashtëzakonisht të mira për studentët, mësimdhënësit dhe administratën”.
Meqë themelimi i Universitetit “Isa Boletini”, përkon edhe më një datë të madhe kombëtare, atë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rektori Musaj, përkujton komandatin legjendar, Adem Jasharin dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. “Duke festuar të arriturat tona si Universitet, kuptojmë më se miri rëndësinë e sakrificës së Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve të kombit në 20 vjetorin e rënies së tij”.