Rektori Musaj, kërkon mbështetjen e deputetëve për miratimin e statuteve të përhershme të universiteteve
Rektorët e universiteteve publike kanë mbajtur të martën një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar për ecurinë e mësimit online. Gjithashtu rektorët kanë folur edhe për sfidat me të cilat përballen universitetet publike.
Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), Alush Musaj, foli për problemet që përballen disa nga universitetet për shkak se ende punojnë me statute të pērkohshme. Ai shtroi nevojën e mbështetjes nga deputetët për miratimin e statuteve të përhershme.
Ndërsa, duke folur për organizimin e mësimit online, ai theksoi se në UMIB gjithkçka ka shkuar mirë. “Jemi organizuar mirë dhe mësimi online ēshtë mbajtur rregullisht”.
Në takim rektorët vlerësuan qasjen korrekte të Agjencisë së Akreditimit, e cila ka munguar më herët.