Rektori Musaj, mbështet studentët për aktivitetet e tyre
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka pritur në takim kryetarin e Parlamentit Studentor, Shend Musliu, me të cilin ka biseduar për aktivitetet që janë duke realizuar ata si studentë. Me këtë rast, rektori ka vlerësuar angazhimin e tyre, të cilët me aktivitetet e tyre e kanë dinamizuar jetën studentore në Mitrovicë.
Në këtë takim u bisedua edhe për çështje të tjera me interes për studentët, sikur që është rasti për bursat. Rektori e njoftoi kryetarin e Parlamentit Studentor, se gjatë muajit mars do të shpallet konkursi për bursa.
Gjithashtu u bisedua edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për zhvendosje në kampusin e ri universitar. “Jemi në përgatitje e sipër që të organizojmë një ceremoni sa më madheshtore për përurimin e kampusit të ri universitar”, tha rektori Musaj.
Në anën tjetër, kryetari i Parlamenti Studentor, ka falëndëruar në emër të studentëve rektorin Musaj, për mbështetjen e ofruar sa i përket aktiviteteve të tyre.