KR

Rektori Musaj merr detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve, në një ceremoni që u mbajt të hënën në UIBM. Në prani të rektorëve të universiteteve publike, rektori Musaj detyrën e kryesuesit të Konferencë së Rektorëve e pranoi nga rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, prof.dr. Bajram Kosumi, i cili ishte deri me tani në këtë pozitë.

Rektorët falënderuan ish-kryesuesin, prof.dr. Bajram Kosumi për punën e deritanishme dhe njëkohësisht e uruan për suksese kryesuesin e ri, prof.dr. Alush Musaj. Gjithashtu ata premtuan bashkëpunim  dhe mbështetje për aktivitetet e Konferencës së Rektorëve.

Postin e zëvendëskryesuesit të Konferencës së Rektorëve do ta mbaj, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof.ass.dr.Artan Nimani. Mandati në këto poste zgjat një vit.