Rektori Musaj ngushëllon familjen Rexhepi
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, farefisin dhe miqtë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të parë të Kosovës së lirë, Bajram Rexhepi. “Duke bashkëndjerë me familjen Rexhepi, duam të ndajmë mërzinë për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe të mikut tonë të nderuar”.
Rektori Musaj, thekson se Bajram Rexhepi ka qenë një qytetar që e ka nderuar Mitrovicën dhe Kosovën, prandaj respekti për të mbetet i jashtëzakonshëm.