Rektori Musaj, përkujton heroin, Isa Boletini, në 107- vjetorin e rënies
Me rastin e 107 -vjetorit të rënies, përkujtojmë heroin, Isa Boletini, emrin e të cilit e mban me nder Univerisiteti ynë. Nderojmë me respekt veprën e tij dhe përkulemi para sakrificës së këtij personaliteti me përmasa kombëtare.
Përveç si luftëtar i spikatur, si udhëheqës e patriot, ai ishte edhe një dashamirës i madh i shkollimit të fëmijëve në gjuhën shqipe. Në vitin 1899 ai hapi në kullën e tij në Boletin, një shkollë private ku mësohej në gjuhën shqipe. Shkolla e hapur në kullën e tij, e para në Mitrovicë në gjuhën shqipe, ishte një shenjë e ngritjes së vetëdijes kombëtare për popullin shqiptar në Kosovë në përgjithësi. Isa Boletini, mbetet një figurë e ndritshme e kombit tonë. Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Me respekt
Rektori
Prof.dr. Alush Musaj