Parlamenti

Rektori Musaj priti në takim drejtuesit e rinj të Parlamentit Studentor

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, ka pritur të mërkurën në takim udhëheqësinë e re të Parlamentit Studentor, të cilët do të marrin detyrën më 1 tetor 2021. Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet përfaqësuesve të studentëve dhe strukturave drejtuese në UIBM.

Rektori Musaj, i uroi sukses kryetares se Parlamentit Studentor, Ariona Rushiti dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të strukturave udhëheqëse të studentëve. Ai tha se studentët në UIBM përfaqësohen në të gjitha organet vendimmarrëse dhe tashmë është krijuar një traditë jashtëzakonisht e mirë e bashkëpunimit.

Rektori kërkoi nga studentët që të shfrytëzojnë sa më shumë hapësirat që ofrohen për të avancuar edhe më shumë rolin e tyre në vendimmarrje. “Kontributi i studentëve është tepër i rëndësishëm për të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon universiteti dhe në këtë kuadër roli i juaj është i pazëvendësueshëm”.

Në anën tjetër, studentët falënderuan rektorin për mbështetjen sa i përket përfaqësimit të tyre në universitet. Ata gjithashtu shprehën vendosmërinë e tyre për të bërë më të mirën për studentët e UIBM.

Drejtuesit e rinj të Parlamentit Studentor
Ariona Rushiti – kryetare
Rigon Qarkaj – senator
Pranvera Gashi – sekretare
Albert Dobreva – sekretar organizativ
Egzon Musa – anëtar
Elbasan Shabani – anëtar
Mentor Peci – anëtar