Sabit

Rektori Musaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetit, Sabit Idrizi

Të nderuar familjarë dhe miq të poetit të ndjerë, Sabit Idrizi, ju lutëm të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, për ndarjen e tij nga jeta. Mitrovica është më e zymtë pa poetin që i këndoi qytetit, lirisë, jetës, dashurisë, por Mitrovica do të jetës gjithmonë e pasur me poezitë e tij.

Poezia e tij ka depërtuar gjithandej, është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ai na ka nderuar me veprën e tij dhe njëkohësisht i ka bërë vetes një vend ta pavdekshëm në historinë e qytetit tonë. U prehtë në paqe!

Me respekt

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj