TakimRektorit

Rektori Musaj takohet me përfaqësues të organizatave që zbatojnë HEI25

Rektori Prof.dr. Alush Musaj ka takuar sot përfaqësues të organizatave që po implementojnë projektin Higher Education Intervention 2025, i cili ka filluar të zbatohet në fillim të këtij viti.

Projekti HEI25 është projekt që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me bashkëfinancim nga MASHTI dhe nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Rektori Musaj prezantoi arritjet në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në UIBM si dhe mbështetjen e vazhdueshme që universiteti ynë ofron për jetën studentore dhe aktivizmin  studentor  duke potencuar se janë nga objektivat strategjikë prioritarë të UIBM.

Përfaqësuesit e organizatave zbatuese prezantuan që projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë, efikasitetit dhe konkurrencës së sektorit të arsimit të lartë, me qëllim të nxitjes së zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit në realizimin e aktiviteteve të këtij projekti, nga të cilat përfitimet janë të përbashkëta në demokratizimin e mëtejmë të arsimit të lartë në Kosovë.