Rektori Musaj takoi ambasadorin e Kosovës në Bullgari
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, gjatë qëndrimit në Sofje ku po mbahen dy punëtori për arsimin e lartë: “Ndërtimi i bashkëpunimit rajonal në arsimin e lartë” dhe “Avancimi i kulturës së kërkimeve në IAL të Kosovës”, bashkë me drejtues të tjerë të universiteteve publike, ka takuar ambasadorin e Kosovës në Bullgari, Delfin Pllana. Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet bullgare.
Në këtë kontekst, rektorët kanë marrë mbështetjen e ambasadorit Pllana, i cili u shpreh i gatshëm për të ndihmuar universitetet kosovare për rritjen e bashkëpunimit me universitetet në Bullgari. U potencua shkëmbimi i praktikave të mira ndërmjet universiteteve.
Ndryshe të enjten kanë përfunduar dy punëtoritë për arsimin e lartë, ku përveç universiteteve dhe kolegjeve kosovare, pjesëmarrës ishin edhe Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Sapienzës më Itali.