Rektori Musaj u takua me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Komuna e Mitrovicës, do të bashkërëndojnë aktivitetet që kanë të bëjnë me këto dy insitucione, në interes të studentëve në radhë të parë dhe shoqërisë në përgjithësi. Kështu u dakorduan gjatë një takimi në Komunën e Mitrovicës, kryetari, Bedri Hamza dhe rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) prof. dr. Alush Musaj.
Kryetari Hamza, tha se Mitrovica si qytet universitar është një mundësi më e madhe për të rinjtë e rajonit në përgjithësi. “Shpresojmë që të krijohen kushtet dhe mundësitë për rritjen e numrit të bursave për studentët që ndan komuna, si një stimulim shtesë për të rinjtë tanë sa i përket studimeve”, tha ai.
Rektori Musaj, i cili në takim shoqërohej edhe nga prorektori, prof.dr. Behxhet Shala, pas urimit për pozitën e re, falënderoi kryetarin Hamza për mbështetjen që ka dhënë për UIBM edhe në të kaluarën nga pozitat tjera që ka pasur. “Jemi të inkurajuar me mbështetjen tuaj dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët”, tha ai.