
Rektorja Deva mori pjesë në Konferencën Vjetore të EUA 2025 në Letoni
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva dhe nga zyrtarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Elvedina Ismajli, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Evropiane të Universiteteve (European University Association – EUA), e cila u mbajt më 10-11 prill 2025 në Universitetin e Letonisë në Riga, me temën “Connecting the dots on sustainability and resilience”. Pjesëmarrja në këtë konferencë të rëndësishme vjen si rezultat i anëtarësimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në EUA, duke e bërë atë pjesë të rrjetit më të madh të institucioneve të arsimit të lartë në Evropë.
Rektorja Deva ishte e ftuar zyrtarisht si përfaqësuese e UIBM-së dhe mori pjesë në diskutimet dhe sesionet tematike që synonin thellimin e kontributit të universiteteve në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe shoqërisht të qëndrueshme. Konferenca adresoi tema të rëndësishme si: financimi i qëndrueshëm në arsimin e lartë, digjitalizimi, zhvillimi i karrierës akademike, lidershipi universitar, siguria e dijes, përfshirja dhe zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, UIBM jo vetëm që përforcoi praninë e saj ndërkombëtare, por edhe dëshmoi përkushtimin për të qenë pjesë aktive në proceset e reformës dhe zhvillimit në arsimin e lartë evropian. Kjo gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të përvojave akademike.