Sllovenia

Rektorja Deva priti në takim dy profesorë nga Universiteti i Lubjanës që mbajtën nga një ligjëratë në Fakultetin e Gjeoshkencave

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, ka pritur të mërkurën në takim profesorët  nga Universiteti i Lubjanës, prof.dr. Mitja Petric dhe prof.dr. Joze Korntik, të cilët kanë qëndruar këto ditë në UIBM ku edhe kanë mbajtur ligjërata në Fakultetin e Gjeoshkencave. Ligjëratat janë zhvilluar në kuadër të programit Erasmus+, ku janë partnerë UIBM dhe Fakulteti i Lubjanës që gjithashtu kanë edhe bashkëpunim bilateral.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci dhe udhëheqësi i Departamentit: Materiale dhe Metalurgji në FGJ, Bastri Zeka, u fol për rrjedhën e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve. Rektorja Deva falënderoi profesorët për ligjëratat që kanë mbajtur në FGJ dhe për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim reciprok